http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ore pas mbledhjes me koordinatoret e PS ne qarqe, kryeministri Rama shpalli publikisht ndryshimet ne kabinetin qeveritar. Lideri i mazhorances shfrytëzoi komunikimin javor ne Facebook per te sqaruar te gjithë ato qe ai i quajti teori konspirative për lëvizjet ne ekzekutiv. ?Këto ndryshime nuk kanë lidhje me shfaqjet elektorale që jepen një orë paradite dhe një orë pasdite në studion televizive që është instaluar poshtë zyrës time. S?kanë asnjë lidhje as me deputete e PD-se qe bëjnë edhe turne nate me grafik për te ruajtur studion dhe turfullojnë me njeri-tjetrin për pagat e figurantëve, te cilat mezi i mbledhin per te duartrokitur liderin qe nuk e kane?. Rama pranoi se lëvizjet janë krejtësisht politike. Por ato nuk erdhën si pasoje e punës se dobët te ministrave, përkundrazi.