Report TV - PD e PR bojkot zgjedhjeve, KQZ ftesë qytetarëve për në komisione

2017-07-04 0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së në fuqi, shpall kërkesën për shtetasit që kanë interes për t?u emëruar kryesisht si anëtarë apo sekretarë të 90 Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, që do të ngrihen për zgjedhjet për Kuvend të datës 18.06.2017.

Kjo ftesë publike që iu bëhet qytetarëve për të kontribuar në administrimin e procesit zgjedhor është detyrim që Kodi Zgjedhor ia ngarkon KQZ për çdo proces zgjedhor dhe nuk ka asnjë lidhje me përmbushjen e detyrimeve përkatëse ligjore nga ana e partive politike.

Përsa iu përket këtyre të fundit, KQZ bën me dije se nga 4 partitë politike që kanë të drejtën për të propozuar anëtarë të KZAZ-ve, kanë sjellë propozimet brenda afatit ligjor, 5 mars 2017, vetëm Partia Socialiste dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim.