Pavarësisht lëvizjeve që priten në ?kabinetin Rama?, kreu i opozitës Lulzim Basha mbetet i palëkundur në kushtin e tij për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Lulzim Basha, Kryetar i PD-së: Ne nuk jemi mbledhur as për koka turku as për koka delesh. Jo një, tre, katër a 14 ministra të shkarkojë, kjo lëvizje do jetë deri në shkarkimin e padrinos. Konsensusi kombëtar është se s?ka zgjedhje të lira me Ramën kryeministër, ndaj Rama ik!
Demokratët e kanë kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm prej dy vjetësh. Por Basha thotë se largimi i Saimir Tahirit është thjesht një manovër e kryeministrit Rama, ndaj beteja nuk do te ndalet.
Lulzim Basha, Kryetar i PD-së: Asgjë nuk do jetë më si më parë, ndaj çdo truk e manovër për t?ua dhënë Tahirin për Ramën është e papranueshme protesta vazhdon deri në largimin e Ramës , deri në garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme përmes një qeverie teknike dhe zbatimit të dekriminalzimit.
Për të ironizuar ministrat e qeverisë në çadrën ku prej 23 ditësh opozita proteston ishin vendosur edhe disa karikatura të Bujar Kapexhiut, i cili iu bashkua kauzës së demokratëve për zgjedhje të lira e të ndershme.