VLORË-Rreth 2 drogë mendohet të jetë sasia e drogës së gjetur në gomonen e braktisur në afërsi të ishullit të Sazanit ditën e djeshme.
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Delta Force dhe policinë kufitare kanë bërë të mundur ditën e sotme, pas rënies së fuqisë së detit të tërheqin gomonen në breg.
Sipas specialistëve të anti drogës pesha e saj mund të shkojë rreth 2 ton, ndërkohë që pritët të peshohet.
Ndërkohë sipas policisë gomonia dyshohet se mund të ketë ardhur nga Italia ndërsa ende nuk janë identifikuar skafistët të cilët nuk dihet nëse janë mbytur apo janë larguar.