Spitali i Traumës i nënshtrohet rikonstruksionit

2017-07-04 3

Pjesë e investimeve të qeverisë në shëndetësi është edhe Spitali i Traumës. Projekti që kap vlerën e 8 miliardë lekëve synon rikonstruksionin e të gjitha reparteve, shërbimit të urgjencës, imazherisë, reanimacionit dhe fizioterapisë. Për kryeministrin Edi Rama i cili pa nga afër punimet e nisura ky investim është shembull i rezultateve të reformës në shëndetësi.

Edi Rama, Kryeministër: Një nga simbolet e rrënimit të shëndetësisë, spitali që u bë sallatë 20 e ca vjet dhe ky transformim hap një kapitull komplet të ri, faktikisht rilind spitalin e traumës, duke krijuar kushte komplet të tjera dhe duke dhënë një shembull shumë kuptimplotë të rezultateve të reformës, edhe përsa i përket financimit. Do ketë edhe një vlerë të madhe për të motivuar ekipin mjekësor, infermierët, ranimatorët, fizioterapistët që deri dje ishin komplet në mëshirë të fatit. Kjo periudhë ka qenë pak a shumë stabilizim i një situate të vështirë , sepse me atë infrastrukturë të shkatërruar nga të gjitha anët, por tani që vihet e gjithë infrastruktura dhe logjistika e re, me të gjithë aparaturat e reja, është komplet botë tjetër.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja tha se projekti do të jetë gati brenda muajit maj.

Ilir Beqja, Ministër i Shëndetësisë: Këtu po bëhemi gati ta ndryshojmë komplet shërbimin e fizioterapisë në spitalin e traumës. Të gjitha pajisjet janë të reja dhe jemi dhe në fazën e fillimit të instalimit të pajisjeve biomedikale. Këtu janë duke u investuar në këto moment më shumë se 8 miliardë lekë dhe në ditët e para të majit gjithçka do të jetë funksionale.

Pjesë e këtij projekti është krijimi i recepsionit dhe ambienteve pritëse për familjarët.

Free Traffic Exchange