Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Blendi Klosi dhe Bledi Çuçi janë 4 Ministrat që do të lënë kabinetin qeveritar për t?iu përkushtuar fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 qershorit.
Pas mbledhjes një oreshë me të gjithë koordinatorët e qarqeve, 8 prej të cilëve janë anëtarë të kabinetit qeveritar, Kryeministri vendosi që vetëm 4 prej tyre të lënë postet dhe të përqëndrohen në forcimin e Partisë Socialiste në qarqet që përfaqësojnë në funksion të rezultatit të zgjedhjeve.
Saimir Tahiri do të lërë Ministrinëe Brendshme si koordinator i qarkut më të madh në vend, Tiranës.
Largimi i tij u përfol që të premten në mbrëmje si dhe pas takimit të së shtunës në Kryeministri me shefin e qeverisë.
Blendi Klosi pas 23 muajsh në krye të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, do ta lërë këtë detyrë për tu fokusuar në qarkun e Beratit.
Një nga Ministrat më të sulmuar të kabinetit Rama, Ilir Beqaj i Shendetësisë, është një nga Ministrat që do të lërë qeverinë për tu përqëndruar në qarkun e Kukësit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/levizjet-qeveria-mbledhje-te-sdpazakonte-gjate-dites-se-sotme/