Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, eksponent i lartë i LSI-së konfirmon se lëvizja e ministrave është në kuadër të marrëveshjes PS-LSI.
?Lëvizja e ministrave në kuadër të një marrëveshjeje të re parazgjedhore dhe hapjes rrugë të dialogut me opozitën nuk është ndonjë hata? - u shpreh Panariti.
Lëvizjet e katër ministrave socialist nga kabineti qeveritar në kuadër të rivendosjes së një marrëveshje të re parazgjedhore mes PS dhe LSI-së është konfirmuar edhe nga ministri i Bujqësisë Edmond Panarit.
Gjatë një prononcimi për mediat, Panariti u shpreh se nuk është hata lëvizja e ministrave kur diskutohet rivendosja e një marrëveshjeje, referuar këtu marrëveshjes PS-LSI në 2013-ën dhe hapjes së rrugës së dialogut me opozitën.
"Unë dua që t'i kthehemi stabilitetit institucional. Çdo lëvizje brenda kabinetit që i shërben rivendosjes së marrëveshjes i shërben këtij qëllimi. Nuk është problem nëse largohen 2-3 ministra nëse i shërben stabilitetit", u shpreh Panariti.