Kaosi në tregun e sigurimeve, shkelen të drejtat e konsumatorëve - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Janë rreth 30 mijë raste kur shqiptarët nuk kanë marrë sigurimin që u takon nga kompanitë. Shifra është e konsiderueshme dhe është dëshmi e një anomalie, në të cilin funksionin tregu financiar, jo bankar. Ekspertët tregojnë se të drejtat e konsumatorëve ndër vite, janë nëpërkëmbur, duke akumuluar një borxh të konsiderueshëm.Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare monitoron tregun jo bankar në vend, duke përfshirë tregun e sigurimeve, letrat me vlerë, pensionet private etj. Deputeti i PS, Ervin Bushati, thotë se edhe pse janë ndërmarrë një sërë nismash ligjore për të favorizuar, ata shofere që kanë një historik të mirë në drejtimin e mjetit, duke paguar më pak siguracion, ato nuk kanë gjetur zbatim.Tregu i sigurimeve u rikthye në vëmendje të opinionin publik, pas kërkesës së bordit të mbikëqyrjes financiare, për të shkarkuar drejtoren ekzekutive. Komisioni i Ekonomisë mori vendimin për shkarkimin e saj, me argumentin se janë penguar një sërë rregullash dhe vendimesh, që të gjejnë zbatim.

Free Traffic Exchange