http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Që prej ardhjes në pushtet, në shtatorin e vitit 2013, kabineti qeveritar i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ka pësuar shtatë ndryshime. Ndër to, katër i kanë takuar përfaqësuesve të PS-së dhe tre të aleatit kryesor LSI-së.Në fillim të muajit gusht 2014, u bë ndryshimi i parë në qeverinë ?Rama?. Shefi i ekzekutivit doli në një konferencë për shtyp, ku njoftoi dorëheqjen e Ilirjan Celibashit, ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ai u zëvendësua me deputeten Ermonela Felaj. Largimi i Celibashit u argumentua nga ana e kryeministrit si një vendim me natyrë tërësisht personale.Pa kaluar një vit nga ndryshimi i parë, në qeveri u bë një tjetër lëvizje. Këtë radhë e ndikuar nga zgjedhjet për pushtetin vendor. Në muajin maj të 2015, Erion Veliaj që mbante postin e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, u zëvendësua me Blendi Klosin. Ky ishte një ndryshim i detyruar, pasi Veliaj kandidoi për kryetar të Bashkisë Tiranë, garë të cilën e fitoi.Në muajin nëntor, po të vitit 2015, kabineti qeveritar pësoi një tjetër ndryshim. Këtë radhë, lëvizja preku përfaqësimin e LSI-së në qeveri. Ylli Manjani, zëvendësoi në postin e Ministrit të Drejtësisë Nasip Naçon, i cili sipas njoftimit zyrtar të qeverisë, por edhe të lidershipit të LSI-së, dha dorëheqjen për arsye personale. Por Naço, në deklaratën e dorëheqjes shprehej se jepte dorëheqjen, duke shpresuar se ky akt te ndihmonte në krijimin e klimës së bashkëpunimit të kërkuar për reformën në drejtësisëNë mes te muajit shkurt 2016, kryeministri Rama firmos lëvizjet ne dy ministri, atë të Financave dhe të Ekonomisë, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes. Pas dorëheqjes së Shkëlqim Canit, Ministër i Financave emërohet Arben Ahmetaj. Vendin e Ahmetajt tek Ekonomia e zë Milva Ikonomi, që deri në atë moment mbante pozicionin e Zv/Ministres së Shëndetësisë.Vala tjetër e ndryshimeve vjen në fillim të shtatorit 2016. Ndryshimi prek Ministrinë e Transporteve, që drejtohej nga Edmond Haxhinasto, pjesë e LSI-së. Largimi u justifikua me argumentin se do të përfshihej në organizimin më parti dhe përgatitjen e programit politik të LSI-së. Në vend të Haxhinastos u vendos Sokol Dervishaj, i cili mbante postim e shefit të kabinetit të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.