Report TV - Rama takim 1 orë me koordinatorët priten ndryshime në katër ministri

2017-07-04 0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim prej rreth 1 orë në selinë e PS-së, me koordinatorët në qarqe.

Burime brenda mbledhjes bëjnë të ditur se pritet të ketë ndryshime në katër ministri. Ndërkohë që mbetet për tu parë se cilët do të jenë emrat që do të ndryshohen në kabinetin "Rama". Një gjë e tillë pritet të bëhet publike gjatë ditës së hënë, kur edhe do të zyrtarizohet largimi i Saimir Tahirit.

Kjo me qëllim fuqizimin e PS-së në prag të zgjedhjeve, për t'i dhënë dinamizëm fushatës elektorale të 18 qershorit. Ministrat do të zëvendësohen me emra të tjerë për të qenë me kohë të plotë në aktivitetin qeveritar.

Takimi i Ramës me koordinatorët erdhi pikërisht pas largimit të Saimir Tahirit nga detyra e ministrit të Brendshëm një ditë më parë.

Në këtë takimin në selinë rozë ka marrë pjesë edhe Tahiri, i cili ka qenë ndër të parët që i është bashkuar mbledhjes, si koordinator i qarkut të Tiranës.

Në takim marrin pjesë Gramoz Ruçi koordinator për qarkun e Fierit, Blendi Klosi, për qarkun e Beratit, Vangjush Dako për Durrësin, Damian Gjiknuri për Vlorën, Bledi Çuçi për Gjirokastrën, Taulant Balla për Elbasanin, Ilir Beqaj për Kukësin dhe Lindita Nikolla si koordinatore për qarkun e Lezhës.

Free Traffic Exchange