Report TV - Trafikantët braktisin gomonen me 1 ton kanabis në ishullin e Sazanit

2017-07-04 11

VLORË- Gjendet e braktisur në afërsi të ishullit të Sazanit një gomone 9 metra e gjatë dhe 2 motorë e mbushur me rreth 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis.

Aktualisht mjeti po mbahet në vazhdim nga Anija P-02 si dhe është njoftuar Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza.

Anija e forcës detare ka marrë urdhër të kontrollojë dhe rajonin në lidhje me ndonjë person që mund të ketë rënë në det.Sipas policisë, gomonia është gjetur paraditen e sotme, rreth orës 11: 45 minuta nga forcat detare pasi këta të fundit u njoftuan nga personeli i shërbimit në Sazan

Free Traffic Exchange