Inspektimi kufitar, kontrolli, mbikqyrja dhe rritja e sigurisë në të dy anët e kufirit, ka qenë thelbi i takimit dy palësh të organizuar mesditën e sotme në Kakavijë.
Kreu i Policisë Kufitare Shqiptare Genc Merepeza dhe homologia greke Gjenerale Xaharula Tsirigiti kanë zhvilluar paraprakisht një takim pa prezencën e medias, e më pas, kanë vijuar inspektimet në zonën e kontrollit të pasaportave dhe kalimit kufitar gjithashtu kanë vizituar edhe ambjentet e skanerit në anën shqiptare të doganës së Kakavijës.
Ky skaner, mungon në pjesën greke dhe kjo ka shtyrë drejtuesen Greke të Policisë Kufitare, që të shikojë nga afër, aktivitetin që kryen skaneri i instaluar.