Faza e dytë e pyllëzimit të Parkut të Liqenit të Farkës - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Liqeni i Farkës po kthehet në një zgjedhje e bukur për të gjithë ata qytetarë që duan ta kalojnë kohën e lirë dhe fundjavën larg zhurmës së qytetit, në një mjedis që ofron qetësi, por edhe ajër të pastër. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e shëtitores që rrethon Liqenin, ashtu edhe përmes pyllëzimit, Farka po merr formën e një parku të mirëfilltë. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka nisur fazën e dytë të pyllëzimit të Parkut, ku vetëm në muajin mars janë parashikuar të mbillen rreth 2 mijë pemë të llojeve të ndryshme. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se Parku i Liqenit të Farkës po bëhet vendi i dytë më tërheqës, pas atij të Liqenit të Tiranës. Ai shtoi se përveç mbjelljeve që po bëhen në parkun e Liqenit të Farkës, po punohet paralelisht edhe në disa pjesë të tjera të asaj që në Planin e Përgjithshëm Vendor njihet si Pylli Orbital, ndërsa ka ftuar qytetarët që të kontribuojnë në këtë drejtim. Sipas Veliaj, pjesë e përfaqësive diplomatike dhe donatorë të tjerë vendas i janë bashkuar thirrjeve të bashkisë, dukekontribuar në blerjen e fidanëve që do të bëhen pjesë e projektit për mbjelljen e 2 milionë pemëve deri në vitin 2030. Drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhe, u shpreh optimist me ritmet e punës për mbjelljen e pemëve të reja, duke theksuar se brenda marsit numri i tyre do të tejkalojë numrin e pemëve të mbjella vitin e kaluar.