Ndalohet ulja në pistë e avionit të ministrit turk të Punëve të Jashtme - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria holandeze vendosi të ndalojë uljen e avionit të ministrit turk të Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu i cili kishte planifikuar gjatë ditës së sotme në Holandë zhvillimin e një takimi elektoral për forcimin e kompetencave presidenciale turke. ?Ndërsa diskutimet ishin në proces mes Hagës dhe Ankarasë, autoritetet turke kërcënuan publikisht me sanksione?, deklaroi qeveria në një deklaratë. Kjo e bën të pamundur arritjen e një zgjidhje të arsyeshme. ?Kjo është arsyeja pse Holanda bëri të ditur se tërhiqte të drejtat e uljes së avionit të ministrit turk?, shtoi ajo. ?Ministri Cavusoglu është ende në Stamboll?, njoftoi Ministria e tij për median. Ministri paralajmëroi sot kundrejt sanksioneve të rënda nëse autoritetet holandeze do të bëheshin pengesë për vizitën e tij.