http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Unioni i Dhomave te Tregtisë dhe Industrisë, ka disa shqetësime lidhur me ligjin e fshirjes dhe faljes fiskale, që pritet të nisë diskutime në kuvend javës që vjen. Një nga këto ankesa lidhet me afatet ligjore, ku brenda 6 muajsh nga miratimi i këtij ligji është e pamundur që bizneset të mund të reagojnë në kohë, për të përfituar nga ligji në fjalë. Një tjetër shqetësim lidhet me pabarazinë që sjell ligji ne trajtimin e kompanive private dhe atyre publike. Sipas sipërmarrësve, ligji favorizon dukshëm kompanitë shtetërore. Bizneset shkojnë më tej kur thonë se ligje të tilla faljesh japin mesazhin negativ dhe stimulojnë shkeljet, me idenë se një ditë do të falen nga shteti.