Report TV - Reanimacioni i ri në Spitalin e Beratit,Beqaj:Shërbim më cilësor

2017-07-04 1

Spitali rajonal i Beratit ka tashmë një sallë moderne dhe të pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme mjekësore në shërbimin e Reanimacionit.

Në sajë të investimit prej 185 milionë lekësh për blerjen dhe instalimin e pajisjeve të reja mjekësore, si dhe rikonstruksionin e mjediseve, ky shërbim ka tashmë një pamje krejtësisht tjetër.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar edhe nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, inspektuan nga afër mjediset e reja të Reanimacionin, si dhe u njohën me ecurinë e punës në këtë shërbim.

Në prononcimin e tij, Beqaj theksoi se ky lloj shërbimi e rrit cilësinë e kujdesit shëndetësor të spitalit teksa risolli në vëmendje edhe vendimin e miratuar javë më parë nga Qeveria për mjekët dhe infermierët që shërbejnë në Urgjencë dhe Reanimacion, të cilët, krahas rritjes së pagës prej 10%, do të përfitojnë edhe një rritje të dytë me 25% duke nisur nga data 1 Mars.