“ONM” nuk ka fuqi përcaktuese për vetingun - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genovevas Ruiz Calavera, i është përgjigjur kërkesës së ministrit të Drejtësisë Petrit Vasili, mbi vendosjen e Bordit të Menaxhimit në një kuadër ligjor. Në një letër drejtuar ministrit të Drejtësisë, Calavera thekson se Komisioni Europian ka marrë drejtimin e ONM-së me përkushtimin për të mbështetur procesin e vettingut. Ajo thekson se nuk ka nevojë për një marrëveshje të re, që do negociohej me Shqipërinë.