Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Genoveva Ruiz Calavera, kreu i Operaqcionit Ndërkombetar të Monitorimit i është përgjigjur me anë të një letre të gjitha shqetësimeve të autoriteteve shqiptare lidhur me rolin dhe funksionimin e ONM në procesin e reformës në drejtësi. Calavera ka sqaruar çështjen e bordit të ONM, sipas të cilës është një çështje e organizimit të brendshëm të ONM duke qenë se kjo strukturë varet nga partnerët ndërkombëtarë dhe jo nga ligjet shqiptare. Calavera shkruan gjithashtu se përfshirja e sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë në këtë proces, është bërë vetëm formalisht duke qenë se kushtetuta parashikon një njoftim formal ndaj këshillit të ministrave.
Në një letër të gjatë për Ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili, drejtuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, sqaron 4 shqetësime kryesore të funksionit të kësaj strukture sipas kushtetutës së Shqipërisë.
Lidhur me përfshirjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, zotit Ëngjëll Agaçi, roli të cilit ishte i paqartë sipas ministrit të Drejtësisë, Calavera thotë se: Kushtetuta e Shqipërisë vetëm përmend si kërkesë formale që ONM të njoftojë këshillin e ministrave për caktimin e vëzhguesëve ndërkombëtarë. Sipas Calaverës, të gjithë aktorët vendas të cilët duhet të jenë në dijeni të kësaj korrespondence, janë shënuar në letrat e dërguara.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/calavera-ke-nuk-mund-te-komentoje-shqetesimet-per-onm/