Që nga data 1 mars deri në fund të muajit prill të gjithë të interesuarit e vitit të parë, pavarësisht nivelit të studimi bachelor, master apo doktorature, mund të dorëzojnë dokumentacionin përkatës për të përfituar nga fond i ekselencës, që Ministria e Arsimit ka vënë në dispozicion.
Migena Shehu, kryetare e sektorit teknik të fondit të ekselencës pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ka sqaruar edhe kriteret që duhet të plotësohen nga kandidatët.
?Skema jonë e financimit ka disa lloje përfituesish. Përfituesit kryesor janë maturatët të citët kanë arritur të mbyllin me sukses vitet e shkollës, dhe pjesa tjetër janë ato që kanë mbaruar studimet bachelor dhe duan të fillojnë studimet master dhe sigurisht doktorantët tanë që vazhdojnë studimet në universitetet më të mira, dhe ata që studiojnë doktoraturën në shkencat teknike duhet të pranohen në 15 universitetet më të mira?, tha Migena Shehu, kryetare e sektorit teknik të fondit të ekselencës.