Ora News – Ligji për call center, në 2017 janë gjobitur 20 kompani

2017-07-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Normativa ligjore ?anti lokalizim? në sektorin e shoqërive ?call center?, ndërmarrë nga qeveria italiane, me miratimin e Ligjit të Bilancit e në fuqi prej janarit të vitit 2017 po jep rezutatet e para. Sipas Ministrisw së Zhvillmit Ekonomik vetëm gjatë muajve të parë të këtij viti janë gjobitur rreth 20 shoqëri call center për pazbatueshmëri të kësaj normative ligjore kundrejt rreth 30 kompanive që janë gjobitur përgjatë gjithë vitit 2016.
Ditët e muajit mars e prill janë afatet e fundit për të gjitha shoqëritë italiane që kryejnë aktivitet call center e që operojnë drejtëpërdrejtë apo përmes një subjekti të tretë jashtë territorit italian, për t?u regjistruar pranë Regjistrit të Operatorëve të Komunikacionit pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Në rast vonese ose mungesë komunikimi gjoba administrative ndaj tyre do të jetë nga 50 mijë euro në ditë në maksimumin e 150 mijë eurove. Po ndërkohë me anë të kanaleve mediatike , Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka propozuar një tjetër manovër ekonomike në ndihmë të rregullimit të sektorit të punës në shoqëritë call center jashtë kufirit italian me qëllim riatdhesimin e tyre në Itali e hapjen e 20 mijë vendeve të reja pune.
Kjo manovër ekonomike e quajtur Memorandumi i Marrëveshjes do të propozohet të nënshkruhet vullnetarisht nga kompanitë e mëdha të biznesit që kanë nevojë për shërbimet call center me kushtet e propozuar nga Ministira e Zhvillimit Ekonomik siç është garantimi i kryerjes 100 % të aktivitetit të brendshëm të tyre, në struktura e me personel brenda territorit kombëtar si dhe me kushtin që të paktën 80% e thirrjeve telefonike nga call center të kryhen nga Italia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligji-per-call-center-ne-2017-jane-gjobitur-20-kompani/

Free Traffic Exchange