Opozita ultimatum KQZ -së për zgjedhje të lira

2017-07-04 0

Një ditë pas deklaratave të krerëve të koalicionit opozitar se nuk do të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se opozita do t?i drejtohet me një ultimatum këtij institucioni për zgjedhje të lira e të ndershme. Pa dhënë detaje për përmbajtjen e ultimatumit Basha tha se opozita s?ka ndërmend të bojkotojë zgjedhjet.

Akuzave të maxhorancës se protesta dhe bojkoti i opozitës bëhen për të bllokuar Vettingun, Basha i dha përgjigje nga një tjetër takim që pati me sipërmarrës, ku tha se koha i dha të drejtë opozitës për ndryshimet e bëra nga maxhoranca në ligj.

Kreu i opozitës tha se qëndrimi i opozitës për Vettingun ka miratimin e ndërkombëtarëve dhe se rivlerësimi i figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve do të bëhet vetëm sipas ndryshimeve kushtetuese të miratuara me konsensus në 22 Korrik. Basha tha se Vettingu do të kalojë vetëm pas krijimit të një qeverie teknike dhe rishikimit të ligjeve të Reformës në Drejtësi.

Tv Klan