Bizneset të cilat nuk zbatojnë udhëzimin e Ministrisë së Brendshme për vendosjen e kamerave deri në datën 28 dhjetor të këtij viti, do të penalizohen deri në heqjen e licencës.
Kështu u shpreh Albert Dervishaj, Shef i Sektorit për Rendin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i ftuar në studion e Report Tv.
"Nëse nuk do vazhdojnë të marrin masa shtesë, ligji ka parashikuar sanksione, të cilat kanë të bëjnë me vendosjen e gjobave dhe do variojnë sipas shkeljeve nga 5 mijë-20 mijë, 50 mijë deri në 500 mijë. Pastaj për subjektet do hiqet vërtetimi i sigurisë dhe në bazë të procedurave mund të shkohet edhe drejt heqjes së licencës. Pra, përsa kohë nuk plotësohen kushtet e sigurisë, do shkohet drejt heqjes së licencës", tha Dervishi.