SHKODER-Një i moshuar ka gjetur vdekjen sot në Shkodër pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët për shkak të shpërthimit të një bombole gazi.
Ngjarja është shënuar në lagjen ?Nazmi Kryeziu?, në një banesë dy katëshe ku banonte një i moshuar, i cili në momentin rënies së zjarrit ndodhej në gjumë.
Familjarët e tjerë nuk ndodheshin në ato momente në banesë.
Paraprakisht shkak i zjarrit dyshohet se është rrjedhja e gazit e një bombole gazi që familja e përdorte për gatim.