Çerdhja numër 13 , renditet e 36 në listën e godinave që bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar apo rindërtuar nga e para. 100 fëmijët e njësisë numër 8 tashmë qëndrojnë në ambiente bashkëkohore, dhe sipas kryebashkiakut Veliaj kjo do të ndihmojë që ata të bëhen njerëz me të mirë në të ardhmen
Krybashkiaku shfrytëzoi këtë moment për të njoftuar që për pak ditë do të hapet edhe Pazari i Ri.
Sipas materialit të dërguar nga zyra e shtypit në bashkinë e Tiranës, ritmi i punës në këtë njësi do të pasohet edhe në lagje të tjera të kryeqytetit.