Ora News – Vlorë, Dritan Leli debate me këshilltarët e djathtë për parkingjet me pagesë

2017-07-04 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përplasje mes kryebashkiakut të Vlorës dhe këshilltarëve të djathtë për parkingjet me koncesion në qytetin bregdetar, miratuar në vitin 2013 nga Bashkia e asaj kohe.
Në mbledhjen ku do shqyrtohej ngritja e një Komisioni për negociim me kompaninë koncesionare për tarifën e parkimit të gabuar, këshilltarët e djathtë kanë kërkuar rishqyrtimin e kontratës dhe gjetjen e një mundësie ligjore për lehtësimin e qytetarëve nga gjobat e aplikuara nga kompania në formën e tarifave shtesë.
?Këta po grabisin qytetarët përditë dhe nëqoftëse ju kryetari i bashkisë, administrata është në partneritet me ta, ndajnë para, lekë, koncesion, vazhdoni dhe ngrini Komisionin?.
Ervis Moçka: Të vimë në ndihmë të qytetarëve por pa abuzuar, ndëshkuar dhe ngarkuar në Këshill një kosto jashtëzakonisht dhe me përgjegjësi të madhe financiare.
?Pasi u aplikua, pretendoj shumë pak edhe ne vetë, që produkti nuk ishte aq i mirë sa u mendua në fillim. Detyra jonë është ti dalim prapë zot se jemi përfaqësues të qytetarëve?.
Por anulimi i kontratës sipas kreut të bashkisë, Dritan Leli, është i pamundur pasi prishja e njëanshme e saj do t?i kushtonte qytetarëve të Vlorës 50 mln euro.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dritan-leli-debate-me-keshilltaret-e-djathte-per-parkingjet-me-pagese/

Free Traffic Exchange