Ora News – Brenda 28 dhjetorit kamera sigurie në pallate, shkolla e kudo

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri firmosi sot një urdhër për të forcuar masat e sigurisë publike.
Në bazë të këtij urdhri duke nisur nga institucionet shtetërore, kinematë, stadiumet, spitalet, parkingjet, bankat, deri tek autobusët, taksitë, shkollat dhe pallatet detyrohen të instalojnë kamera sigurie me rezolucion të lartë. Veç kësaj në shumë subjekte është i detyuar edhe kontraktimi i policive private, apo instalimi i GPS si dhe pajisja m detektorë.
Të gjitha këto masa duhet të ndërmerren brenda datës 28 dhjetor 2017 pas saj ka sanksione financiare nga policia e shtetit.
?Kjo nuk është shpikje dhe as produkt i reflektimit tonë por reflektim për masat që do të marrë secili? tha ministri Saimir Tahiri sot në prezantimin e urdhrit.
Ndërkohë ka nisur kontrolli në shoqëritë private të sigurisë fizike për ti detyruar të paguajnë punonjësit e tyre sipas ligjit por dhe të marrin masa për sigurinë sipas standardeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/brenda-28-dhjetorit-do-instalohen-kamera-sigurie-edhe-ne-pallate/