VLORË-Një shtëpi është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të premteje, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Spitalit të Vlorës, ku ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur njerëz në banesë. Zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në banesë ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.