http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama u takua në Berlin, me Ministrin e Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, nga i cili mori vlerësimin për reformat integruese dhe garancinë për vazhdimin e mbështetjes së fortë për aspiratën e shqiptarëve për anëtarësim në Bashkimin Europian.Temë e bisedës ishin dhe zhvillimet në rajon dhe roli i Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti. Kryeministri Rama u shpreh për mediat pas takimit se ky takim ?është jo vetëm kënaqësi, por edhe një nder i veçantë që të takohemi përsëri dhe një mundësi për të shprehur edhe një herë, mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë ndaj Shqipërisë dhe rajonit. Rama shprehu mirënjohje, ?posaçërisht edhe për reformën themelore në drejtësi, ku falë mbështetjes suaj dhe mbështetjes së partnerëve të tjerë, ne jemi në një proces shumë të avancuar.