Këtë sezon promovimi i turizmit do të mbajë sloganin "Vlora është bota" kjo nëpërmjet Kampionati të 9-botëror në disiplinën e parashutizmit.
Nga 4-15 maj, një nga eventet, të cilësuar ndoshta nga më të mëdhenjtë të zhvilluar deri tani, do të vijë në Vlorë për të çelur zyrtarisht sezonin.
Mbi 85 pilot janë rregjistruar ndërsa numri i tyre pritet të shkojë në 180 të tillë.
Objekti i ketij kampionati botëror mbetet mbi të gjitha jo vetëm sporti i ajrit, promovimi i turizmit në Vlorë në sytë e ndërkombëtarëve.
Pjesëmarrja e pilotëve do të jenë edhe nga shtete me të njohura në këtë sport si Kina, SHBA, apo edhe Rusia që kanë skuadrat më të njohura.
Konfimimi ka të ardhura nga kreu i kësaj federate në Shqipëri Alket Islami.
Kryebashkiaku Dritan Leli, e ka cilësuar një mundësi të jashtëzakonshme jo vetëm për sportin, por mbi të gjitha për promovimin e turizimit, ashtu si sporti dhe turizimi për çdo herë kanë ditur të përcjellin bashkarisht vlerat e padiskutueshme të një qyteti, në këtë rast në bregdetin e Vlorës.