Opera ??Traviata?? është vendosur në teatrin ??Migjeni?? të Shkodrës pas 31 vitesh mungesë. Kjo shfaqe u mundësua nga bashkëpunimi i Ministrisë së Kulturës, TOB-it dhe bashkisë së Shkodrës.
E pranishme në sallë Ministrja Kumbaro bëri të ditur për bashkëpunime të tjera me teatrin e Shkodrës duke e cilësuar atë një kryeqendër të kulturës.
Trupa e Teatrit të Operas dhe Baletit vendosi mbrëmjen e së enjtes në teatrin ??Migjeni?? të Shkodrës, operan Traviata.
Pas 31 vitesh mungesë në këtë teatër, loja e artistëse për rreth 3 orë mbajti të mbërthyer dashamirës të shumtë të artit.
Kjo vepër u bë e mundur nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Teatrin dhe Bashkinë e Shkodrës. E pranishme në sallë ishte vetë ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro e cila e cilësoi Shkodrën si kryeqendra e Kulturës Shqiptare.
Drejtorja e pergjithshme e Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit, Zana Çela, dha vlerësimin maksimal për realizimin e kesaj opere ne teatrin "Migjeni".
Ndërsa Voltana Ademi, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës u shfaq entuziaste duke shprehur dëshirën për të zhvilluar të tjera bashkëpunime kulturore në vazhdim.