Protesta e opozitës është futur sot në ditën e 21-të. Por si e kanë kaluar natën e 20-të simpatizantët e Partisë Demokratike? Nga fotot e siguruara nga Report Tv, shikohet se tashmë entuziasmi ka rënë dhe protestuesit nuk kërcejnë më. Ata shikohen të shtrirë, mundësisht kanë marrë dhe batanije, për të mposhtur të ftohtin. Numri i tyre sa vjen edhe pakësohet në çadrën e vendosur përpara kryeministrisë. Gjatës natës së 20-të, në çadër janë parë edhe dy debutetët të PD-së, Eduart Halimi dhe Mimoza Hajdarmataj.