Ora News – Afrim Krasniqi: Vendi mund të hyjë në krizë institucionale

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Politologu Afrim Krasniqi paralajmëron një thellim të krizës politike në vend nëse palët nuk ulen dhe negociojnë. Në studion e lajmeve të Ora News Krasniqi u shpreh se palët politike protestën nuk duhet ta shohin si një grup njerëzish, por si një krizë të mundshme institucionale.
Krasniqi: Ky është një përshkallëzim i situatës politike nga një krizë e thjshtë politike në një krizë institucionale politike. Në momentin që opozita deklaron që nuk ka një vendim të qartë për pjesëmarrjen ne zgjedhje dhe bojkoton parlamentin dhe praktikat zgjedhore të prashikuara nga kodi zgjedhor do të thotë se kriza politike hyn në një nivel të ri dhe do të duhet që palët politike të mos mendojnë protestën si një grup njerëzish që protestojnë në rrugë por si një krizë e mundshme institucionale e cila në muajt e ardhshëm sidomos në muajin e ardhshëm kur fillon regjistrimi real i subjekteve mund të ketë shumë probleme.
Sipas të dyja palët po shkojnë në të njëjtin drejtim, mazhoranca nuk ka një ofertë për opozitën dhe kjo e fundit nuk ka një mekanizëm për dialog.
Krasniqi: Është hera e parë që ne shkojmë në zgjedhje me një kod zgjedhor të papërmirësuar. Së dyti do të thotë që mazhoranca nga ka një ofrtë për opozitën. Në vend që parlament të shtynte me një muaj do të duhej që edhe komisioni i ngelur i mazhorancës, edhe mazhoranca të ofronte një paketë ligjore dhe ti propozonte një seancë për miratim. Palët po i përdorin zgjedhjet për axhendat e tyre politike dhe po shkojnë në drejtime paralele ky është një sinjal negative edhe për standardin e zgjedhjeve.
Opozita ka refuzuar dukshme me refuzimin e pjesëmarrjes parlamentare sepse po merr një kosto të madhe edhe për vendin për shkak të mosvotimit të ligjeve të reformës në drejtësi dhe së dyti për shkak se nuk ka një alternativë të vetë që ofron mekanizma të negociatave. Ai duhet të vepronte në mënyrë parpalele, protesta në rrugë është zgjedhje dhe është normale, por mekanizmi për negociata duhet të jetë një derë e hapur sidomos për ata miq ndërkombëtarë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/afrim-krasniqi-vendi-mund-te-hyje-ne-krize-institucionale/