Report TV - Elvi Fundo në mbrojtjen e policisë rrëfen dhunën për Report Tv

2017-07-04 0

Gazetari Elvi Fundo, i cili paraditen e së mërkurës u dhunua nga dy persona të paidentifikuar pranë stacionit të trenit në Tiranë, vijon të jetë i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve dhe nën ruajtjen e forcave të rendit.

Ky fakt u konfirmuar vetë nga gazetari Elvi Fundo gjatë një interviste për televizionin Report Tv.

Gazetari rrëfen se nuk i ka parë agresorët dhe se ata e kanë qëlluar nga mbrapa fillimisht, ndërkohë shton se kanë përdorur edhe mjete të forta.

Dy dhunuesit janë larguar në këmbë shprehet gazetari, i cili nuk ka mundur të pikasë asnjë detaj nga ata.

"Jam goditur nga pas, pas koke me mjete forta. Nuk kam arritur t'i dalloj se kush ishin. Më kanë goditur në gojë dhe këtë e kam marrë si mesazh që "mos fol më"", thotë ai.