Report TV - Kandidatët për KLGJ dhe KLP si Vettingu, Kuvendi rihap garën

2017-07-04 0

Përveç komisioneve të Vettingut, edhe dy institucione të tjera të rëndësishme të reformës në drejtësi, si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, po hasin në vështirësinë e numrit të pamjaftueshëm të kandidatëve për ngritjen e tyre.

Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla, kërkon rihapjen e garës.

përmes një shkrese zyrtare ajo ka vënë në dijeni edhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta për këtë problematikë që rrezikon të thellojë dhe më ngërçin me Reformën në Drejtësi.

Problemi qëndron te kandidatët jo gjyqtarë dhe jo prokurorë që duhet të bëhen pjesë e këtyre institucioneve, të cilët duhet të vijnë nga radhët e pedagogëve të drejtësisë.

Free Traffic Exchange