TIRANË-Një gabim i vogël nga ana e Edi Ramës kur udhëhiqte protestat e opozitës në vitin 2011 për hapjen e kutive dhe urdhri ishte dhënë, do e paguante fizikisht.
Këtë rrëfim e bëri vetë ish-kryeministri Sali Berisha nga çadra e protestës së PD përballë kryeministrisë, ku rivali i itj politik sot është kryeministër.
Berisha u shfaq në çadër sot në mesditë pas disa ditësh mungesë nga ku tregoi mbi zgjedhjet vendore të vitit 2011, në kohën kur e majta në atë kohë në opozitë protestonte për rezultatin në Tiranë.
Ai tregon sesi priti në zyrën e tij 3 ambasadorë të huaj të cilëve u tha se, ?nëse një punonjës i KQZ prekej, do të ishte ai (Rama) që do e paguante fizikisht?.
"Pse e kemi gabim? Ne se kemi gabim se nëse vota e lirë ka një armik, ka një barbar, ka një mizor ka Edi krimin dhe Edi drogën. Do ua them me fakte. A nuk ishte ky siçilist që në 2001 do ti merrte me vrasës serialë 143 kur i opozitës, do t'i manipulonte katër ditë rresht. Ambasadori amerikan Xhejm Xhefri shkoi dhe i tha në zyrë: E ke marrë me banda, turp të kesh! Nuk është kjo zgjedhja. U anulluan sigurisht, tregoi fytyrën e tij Edi Rama.