Ora News - Shehi: Po themelojmë një lloj gandizmi shqiptar për të ndërgjegjësuar njerëzit

2017-06-05 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Parisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi thotë në studion e Ora News, se protesta e opozitës do të përshkallëzohet për sa kohë mazhoranca nuk ka dhënë asnjë sinjal pozitiv.
Ai deklaroi se opozita me protestat e saj paqësore, opozita ka themeluar një lloj gandizmi shqiptar dhe synimi është që shoqëria të ndërgjegjësohet nga kriminalizimi i shtetit.
Shehi: Kush e ka quajtur lojë, kjo i vë kapak se opozita pa marrë të drejtat e veta mbi votën e lirë, nuk hyn në zgjedhje.
Kush ka menduar se kjo është një lodër për të marrë diçka nga tavolina e negociatave, në fakt ne duam një paketë garancie, siç kemi kërkuar votimin ose numërimin elektronik, ose një qeveri teknike apo kujdestare që të bëhet garant për zgjedhje të lira dhe sigurisht edhe për bllokimin e parave të drogës, për zbatimin e Vettingut të famshëm. Pjesa tjetër është refraktare. Nuk kemi asnjë sinjal pozitiv. Do të përshkallëzojmë protestën që nis nga mos regjistrimi dhe duke djegur afatet ligjore dhe duke zgjeruar protestat në të gjithë vendit.
Këto janë armët që i mbeten opozitës. Opozita nuk është regjistruar dhe kush është regjistruar në KQZ do të çregjistrohet. Të qëndruarit bashkë është arma e vetëmbrojtjes. Nuk kemi rrugë tjetër që na kanë lënë. Jemi tre muaj përpara zgjedhjeve, në qoftë se do të bëhen zgjedhje. Kemi bërë rezistencë të gjatë shumë paqësore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shehi-po-themelojme-nje-lloj-gandizmi-shqiptar-per-te-ndergjegjesuar-njerezit/