Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbështetja e qeverisë për Policinë e Shtetit duhet të kthehet në shërbim për qytetarët. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në fjalën e mbajtur në komisariatin 3 të Tiranës, teksa preznatoi vendimin e qeverisë për rritjen e pagave për policinë.
Tahiri: Ndaj është shumë e rëndësishme që e gjithë mbështetja që iu kemi dhënë, të kthehet në punë më shumë, në shërbim më shumë, në detyra më shumë, në përgjegjësi më shumë. Ndaj është shumë e rëndësishme që qytetarët të ndihen më të fortë, më të mbrojtur e më komodë, duke pasur punonjësit e policisë në shërbim dhe në mbrojtje të tyre.
Kreu i ministrisë së Brendshme nuk la pa përmendur edhe vendimin që i vjen në ndihmë pononjësve të policisë në rast fatkeqësish.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-rritja-e-pagave-per-policine-te-kthehet-ne-sherbim-per-qytetaret/