Report TV - Nëna s'varroste dot foshnjen, bashkia e Tiranës merr përsipër procedurat

2017-06-05 0

Merr zgjidhje problemi i nënës 37-vjeçare, Rudina Hoxha, e cila nuk mund të varroste foshnjën e saj të vdekur për shkak të pamundësisë financiare.

Një ditë pas apelit në Report Tv ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës, e cila ka marrë përsipër kryerjen e të gjitha procedurave për nderimet e fundit të foshnjës.

Përfaqesues të bashkisë kanë shkuar sot në banesën e Rudinës për të parë nga afër vendin dhe kushtet e saj, si dhe për të nënshkruar dokumentacionin për procedurën e tërheqjes së trupit të pajetë nga morgu.

Free Traffic Exchange