Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duke i kujtuar, kryeministrit Edi Rama se nuk ka parë gjë akoma dhe se opozita nuk tërhiqet nga misioni për qeveri teknike, ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të luftojnë për të drejtat e tyre të shkelura. Në ditën e 19 të protestës, Berisha tha se revolucioni demokratik ndalet vetëm në realizimin e qëllimit të tij.
Për tre javë radhazi, Partia Demokrtike e zhvendosi parlamentin në çadrën e protestës para Kryeministrisë.
Ish -kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij ishte i ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa shfytëzoi himnin kombëtar, për ti bërë thirrje qytetarëve për tu ngritur në luftë për të drejtat e tyre që sipas tij shkelen nga mazhoranca.
Opozita dhe qytetarët, tha Berisha, janë të vendosur për zgjedhje të lira, ndërsa ajo që ai e quajti revolucion demokratik nuk do të ketë të ndalur.
Berisha tha se kryeministri Edi Rama është i kapur nga krimi, ndërsa listoi emrat që sipas tij i shkojnë çdo ditë në zyrë.
Berisha tha se zgjidhja për të ardhmen e vendit është vetëm largimi i kryeministrit Edi Rama.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berisha-revolucioni-ndalet-vetem-me-realizimin-e-qellimit-rama-ik/