Vetingu bllokohet serish - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-05 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Procesi i krijimit te organeve te vettingut bllokohet serish. Te martën hyri ne fuqi vendimi i parlamentit per kthimin e procesit te ngritjes se organeve qe do te bëjnë vettingun, tek Avokati i Popullit. Por pavarësisht kësaj, ky institucion ende nuk ka nisur nga puna. Sipas vendimit te Parlamentit Avokati i Popullit duhet te njoftonte kandidatet qe te plotësonin dokumentacionin si dhe te rihapte garën per organet e vettingut, duke iu lënë te interesuarve nje jave kohe. Por avokati i popullit ende nuk ka bere asnjë shpallje ne faqen zyrtare, pasi burime prane këtij institucioni bëjnë me dije se nuk ka mbërritur dokumentacioni i nevojshëm. Ne kete situate paqartësie duket se do te kemi nje vonese te re ne fillimin e zbatimit te vetingut.

Free Traffic Exchange