Report TV - Rikthehet beteja për kuponët tatimet: Vizita te bizneset jokorrektë

2017-06-05 0

Përmes një njoftimi zyrtar Administrata Tatimore ka paralajmëruar të gjithë bizneset që nuk presin kuponët se po planifikon vizita në terren te të gjitha subjektet që evidentohen si jo korrekte nga sistemi online.

Sipas Drejtorisë së Përgjithëshme të Tatimeve, pranë administratës tatimore është ngritur një sistem monitorimi online, i cili ndjek dhe regjistron çdo ditë, të dhënat e transmetuara nga pajisjet fiskale të çdo tatimpaguesi.

Nga verifikimi i të dhënave të transmetuara gjatë vitit 2017, rezulton se ka pajisje fiskale nga të cilat nuk është kryer çdo ditë transmetimi.