Ora News – Vettingu, Blushi: Vendimi i parlamentit antikushtetues. Reagon Balla

2017-06-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në seancën e radhës si opozitë e vetme përballë qeverisë, Ben Blushi akuzoi maxhorancës se kanë marrë një vendim antikushtetues për të shtyrë afatin e aplikimit për organet e vettingut. Blushi tha se vendimi i marrë nuk bazohet në asnjë ligj dhe se është marrë për të emëruar gjyatqrët që do maxhoranca
Ben Blushi: Ata kandidatë që ishin kualifikuar në procesin e parë nuk ju pëlqyen. Ju keni bërë një përzgjedhje para përzgjedhjes. Të drejtë që nuk e keni. Reforma në drejtësi filloi me një padrejtësi. Keni bërë padrejësi ndaj kandidatëve dhe keni bërë padrejtësi ndaj të gjithë procesit. Është totalisht i pabesueshëm sepse po trukoni garën. Është i trukuar gara. Cfarë ndodh tani që 100 kandidatë të tjerë nuk e dinë, e thoni futu ti, e ti, sepse filtrin e seleksionit e kemi ne në dorë. Padrejtësi dhe pas zgjedhjeve. Ku po shkojmë ne?! Kjo është arsyeja përse BE nuk na i hap negociata.
Përkundër sa tha deputeti I LIBRA, përgënjeshtrimin e bëri deputeti socialist, Taulant Balla, I cili shpjegoi se vendimi u mor nqë vazë të kodit të procedutrave administrative, kushtetutës dhe ligjit të vettingut. Ai vuri në dukje faktin se Blushi godet maxhorancën për përfitime politike.
Taulant Balla: Më vrapfshin mua po e ke lexuar ti reformën në drejtësi. Meqë do të bësh të barazlarguarin filloje nga problemi themelor. Ecja përpara e procesit të vettingut, më tej reforma në drejtësi, është pikërisht bokoti. Nuk ka dyshim që ky bojkot nuk bëhet për hir të zgjedhjeve të lira e të ndershme. As për hir të votimit elektronik apo numërimit elektronik por ka qëllim bojktotin e komisionit ad hoc.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vettingu-blushi-akuzon-po-trukoni-procesin-reagon-balla/