Shtyhet sërish “Reforma Zgjedhore”

2017-06-05 0

Parlamenti ka votuar për të 3 herë, për shtyrjen e mandatit të Komisionit të Reformes Zgjedhore. Komisioni është ngritur në janar të vitit të shkuar për të reflektuar në ligjin elektoral disa rekomandime të bërë nga OSBE/ODIHR-i, por pa mundur që të miratojë qofte edhe një ndryshim të vetëm në këto 14 muaj të funksionimit te tij.

Nuk kuptohen nevoja nga ana e maxhorances për këtë shtyrje, kur komisioni është bipartizan dhe pa praninë e opozitës ai nuk mund të bëjë ndryshimet e nevojshme ligjore dhe po ashtu kur nga data 18 qershor, data e mbajtjes se zgjedhjeve na ndajnë vetëm 3 muaj, dhe ndryshimet thelbësore ne ligjin elektoral nuk mund të bëhen me larg se 6 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve.

Shtyrja e mandatit të komisionit vjen në një kohe kur opozita po jep sinjale të forta se pjesëmarrja e saj në zgjedhje është në pikëpyetje, sa kohe qe kërkesat e saj për qeveri teknike si garanci që në zgjedhje të respektohen standardet, nga ana e mazhorancës duket tejet larg realizimit./ TV KLAN