Shkarkohet kryetarja e AMF Enkelejda Shehi - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca u përça në qëndrimin për të larguar nga detyra drejtoren e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkelejda Shehi.Komisioni i Ekonomisë miratoi vetëm me votat e PS, shkarkimin e znj. Shehi, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim kunder.Kreu i komisionit Erjon Braçe argumentoi se janë ndjekur te gjithë hapat ligjorë, për të arritur në këtë vendim. Ndërsa deputeti i LSI Gjovalin Kadeli, i cili abstenoi, tha se argumentet për shkarkimin e drejtores, nuk ishin bindëse.Tashmë Kuvendi i Shqipërisë pritet ta miratojë vendimin e komisionit ne seancën e ardhshme plenare. Por ajo që mbetet për t?u parë është qëndrimi përfundimtar, që do të mbajë LSI për këtë vendim. Bordi i Mbikëqyrjes Financiare, kërkoi shkarkimin e drejtores se AMF, me argumentin se ka penguar zhvillimin normal të punës, ndërsa tregu i sigurimeve në tërësi është mbushur me probleme.E gjithë kjo situatë mori trajtat e një shqetësimi serioz, pasi ishte vetë Erjon Brace që denoncoi se ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë, ka patur presion të vazhdueshëm nga operatorët e tregut, për të mos shkarkuar znj. Shehi nga detyra. Një fakt ky, sipas Braçes, që tregon kapjen e institucionit mbikëqyrës nga tregu.