Blushi: Rihapja e garës për vetting-un, antikushtetuese

2017-06-05 0

Ben Blushi e akuzon maxhorancën se e rihapi procesin e aplikimit për anëtarët e institucioneve të vettingut në shkelje të kushtetutës, me qëllimin e vetëm për të përfshire në këto organe njerëzit e tyre të besuar.

?Ca thotë Kushtetuta, të ta lexoj? Brenda 3 ditëve nga marrja e listës së kandidatëve që plotësojnë kriteret formale, dhe që nuk i plotësojnë dhe atyre të rekomandimeve të ONM, Kuvendi krijon një komision ad hoc. Tani sipas këtij neni vendimi që morët është i rregullt apo i parregullt? Ku i jep Kushtetuta të drejtë këtij Parlamenti të ketë diskrecion, hapësirë për të zhvendosur një afat. Asnjë nen i Kushtetutës?,

Për Blushin, Kryeministri po e trajton kushtetutën e vendit njëlloj me statutin e partisë së tij.

Por Taulant Balla që është i përzgjedhuri për t?ju përgjigjur Blushit si në kohen kur ishte në Partinë Socialiste dhe tani që është jashtë saj, e akuzon ish kolegun se është bërë njësh me opozitën e çadrës ndërsa përpiqet të argumentoj se akti i parlamentit është tërësisht i bazuar në kushtetutë dhe në ligj./ TV KLAN