7 Maj 2013 - Kurbin, vret xhaxha e nip për një fjalë goje

2017-06-05 2

*Kjo është video e kronikës së datës 7 Maj 2013, transmetuar në Televizionin Klan

Ekstradimi i Aleksandër Gjinit nga Franca, si një prej 4 autorëve të dyshuar të vrasjes së dyfishtë në 6 Maj të viti 2013 kthen dhe njëherë në vëmendje historinë e konflikit mes dy familjeve Vukaj dhe Gjini. Tvklan.al sjell historinë e plotë të konfliktit, bazuar mbi vendimin e Gjykatës së Kurbinit.

Të vrarë

1 .Ded P. Vukaj 31 vjeç

2. Luigj Vukaj 50 vjeç

Autorë të dënuar

1. Ndue Gjini 75 vjeç - arrestuar

2. Kastriot Gjini, 48 vjeç ? në kërkim

3. Aleksander Gjini 40 vjeç - arrestuar

4. Valentin Gjini 43 vjeç - arrestuar

Konflikti

Dëshmitari okular i ngjarjes, Nikoll Vukaj deklaroi se; "një ditë para se të ndodhte ngjarja ishte lajmëruar nga i vëllai se, pjesëtarë të familjes së Ndue Gjinit kishin shkuar tek puna dhe e kishin sharë, kishin bërë debat përsëri tek ky pronar dhe unë i thashë mos kryej asnjë veprim. Vëllai im ishte Luigj Vukaj, ai punonte në zall matanë shtëpisë te firma "Gjeloshi", ku i kishte thënë se do të shkonte të merrej vesh me to se ishin miqësi. I ka dërguar djalin e xhaxhait Gjek Vukaj tek shtëpia e Ndue Gjinit dhe i thashë të merremi vesh çfarë problemi ka, Ndue Gjini i kishte thënë që po vijmë tek shtëpia. Erdhi Ndue Gjini bashkë me Kastriot Gjinin. Biseduam. Ata më thanë që duam që Luigji të mos punojë më në atë firmë. I thashë do ta bisedoj dhe në një të ardhme do ta largoj prej andej. Me kaq mbaruam atë ditë. Janë ndarë e të nesërmen, me datë 6 Maj, më merr Luigji në telefon në ora 10.00, e më thotë se ka ardhur vëllai i Ndues, Pashuk Gjini dhe më ka sharë, duke përsëritur veprimet e mëparshme e duke dërguar përsëri djalin e xhaxhait, Gjet Vukën, duke e dërguar tek familja e Ndue Gjinit, pasi sipas fjalëve kishin rënë dakord dje, duke mos kërkuar më që të takonte Ndue Gjinin, por te shkonte tek Pashuk Gjini. Kur kaloi dreka, rreth orës 4 mbasdite të asaj dite janë dëgjuar krisma pushkësh.

Ndue Gjini, gjatë marrjes në pyetje nga prokuroria ka shpjeguar se e ka kryer vrasjen me dashje, për një konflikt të vjetër. Ai ka thënë se Luigj Vukaj e provokonte vazhdimisht, duke qëlluar me armë në rrugën para shtëpisë së tij, së bashku me Ardjan Gjeloshin. Ky i fundit ka qenë shënjestra e tij, ndërsa Ded Vukajn e ka vrarë duke mos e ditur që ishte në makinë.

Dita e Ngjarjes ? Ekzekutimi me 4 armë të ndryshme

Rreth orës 20.00 të datës 6 Maj 2013, Ded Vukaj dhe Luigj Vukaj po lëviznin në rrugët e fshatit Fushë - Kuqe, me një furgon me ngjyrë të bardhë, me xhama të errët, pa targa, pronë e Ardjan Gjeloshi, shok i viktimave. Viktimat kanë ndaluar në rrugën para shtëpisë së të pandehurit Ndue Gjini, ku pas një debati të bërë mes tyre nga njëra anë dhe të pandehurit Ndue Gjini e 3 djemve të tij nga ana tjetër, këta të fundit, secili prej tyre i armatosur me armë të kalibrit 7.62mm, kanë qëlluar me breshëri në drejtim të Ded Vukaj dhe Luigj Vukaj, që ndodheshin në vendet e para të makinës, duke i lënë të vdekur në vend si pasojë e plumbave...