Qeveria e Kosovës: Ushtria jo peng i Beogradit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Themelimi i ushtrisë se Kosovës nuk do te mbetet peng i Beogradit. Këtë qëndrim ka shprehur qeveria e Kosovës, pasi presidenti Thaçi njoftoi se projektligji për FSK-ne do te kaloje për votim ne kuvend, pavarësisht shqetësimeve te SHBA, NATO-s dhe Serbisë. Kryeministri vlerëson se themelimi i ushtrisë së Kosovës nuk mund të mbetet peng i Serbisë, përkatësisht Beogradit. Avancimi i rolit të FSK-së në ushtri është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Qeveria e Kosovës është e përcaktuar që Kosova te ketë Ushtrinë e saj, në suaza të hapësirës së Kushtetutës dhe në mbështetje dhe bashkërenditje me partnerët strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.