Ahmeti: Kriza mund të zgjasë me vite - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maqedonia është përfshire ne një krize qe mund te zgjasë për vite të tëra. Deklarata është bërë nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për agjencinë Reuters.Në këtë intervistë Ahmeti ka konfirmuar se ka rënë dakord me kreun e LSDM-së Zoran Zaev për zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe që kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar. Po ashtu sipas Ahmetit, marrëveshja me LSDM parasheh që gjuha shqipe të përdoret edhe në institucionet shtetërore dhe në kartëmonedha.Duke vlerësuar krizën politike, kreu i BDI-së theksoi se ajo mund të zvarritet me vite dhe se disa politikanë sipas tij, po e shfrytëzojnë atë për të nxitur konflikt ndëretnik, shkruan Ina. Ndërsa duke komentuar mosdhënien e mandatit për formimin e Qeverisë nga Ivanov për Zaevin, Ahmeti tha se partitë politike nuk duhet të tentojnë të përfitojnë nga tensionet. Sipas tij, kriza aktuale duhet të zgjidhet me mjete politike, dhe jo të shndërrohet në problem ndëretnik.