http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ishin nisur drejt Tiranës, por nuk mundën ta çonin deri në fund udhëtimin e tyre. Një automjet ?Volkswagen? qe vinte nga Kosova është përplasur me një zetor, i cili po hynte në rrugën kryesore. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj te enjteje në aksin rrugor Milot-Laç, pranë nje mbikalimi. Përplasja ishte fatale për 19-vjeçarin Shkodran Hoti, ndërsa të plagosur mbete katër të tjerë. Për shkak të plagëve të marra të lënduarit janë dërguar me urgjence në spitalin e traumës në Tiranë si dhe në spitalin e Lezhës. Grupi hetimor dyshon se aksidenti i rende ndodhi për shkak te shpejtësisë si dhe ndërprerjes se rrugës nga ana e zetorit qe vinte nga nje kalim dytësor.