Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një trup i pajetë i dekompozuar është gjetur mëngjesin e sotëm në bregdetin e Zvërnecit.
Kanë qenë banorë të zonës që kanë konstatuar në breg, gjysmë të mbuluar me rërë kufomën e seksit mashkull, dhe më pas kanë njoftuar policinë e Vlorës.
Sipas kësaj të fundit në trupin e dekompozuar nuk janë konstatuar shenja që të ngrenë dyshime për një vrasje.
Blutë mendojnë që trupi i pajetë i përket peshkatarit nga fshati Kutë i Mallakastrës, Lorenc Silaj, i mbytur në fillim të shkurtit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlore-deti-nxjerr-nje-kufome-te-dekompozuar-ne-zvernec/